Atletik Tirana fiton kupën "Miqësia"

Atletik Tirana fiton kupën "Miqësia"

Atletik Tirana është fituesi i kupës "Miqësia". Turneu i cili u organizua nga Zyra Rajonale në kryeqytet e Federatës Shqiptare të Futbollit me rastin e festave të 28-29 nëntorit, u diskutua mes 16 skuadrave të grupmoshës U-13.

Ekipet pjesëmarrëse u ndanë në 4 grupe me 4 skuadra, ku çdo ekip ka luajtur 3 ndeshje me sistem grumbullimi pikësh.

Fituesit e kupës “Miqësia” grumbulluan më shumë pikë ditën e parë dhe u përballën në finale me ekipin “Rinia-El” e cila grumbulloi më shumë pikë ditën e dytë të garës. Finalja midis “Atletik Tirana”  dhe “Rinia-El” përfundoi 1-1, dhe me penallti (6-5).

Trofeun e dorëzoi “Legjenda e Futbollit Shqiptar” Sulejman Demollari, i shoqëruar nga Agim Mone, përgjegjës për Zyrën e FSHF Tiranë. Golashënuesi më i mirë u vlerësua lojtari Klesti Kalldani dhe futbollisti më i mirë Brikeno Ziri.

Kjo kupë u ndoq me shumë interes nga bashkëmoshatarë të futbollistëve të vegjël dhe prindër të tyre.

EMISIONET