Atletico Madrid ka kryer goditjen e parë në merkaton e verës.

Sipas "L'Equipe" Los Colcheoneros  kanë arritur akordin me yllin e Monaco, Thomas Lemar. Një lajm që ka ardhur si "kërkesë" e sulmuesit francez, Antoine Griezmann, që duket se ka kërkuar nënshkrimin me Lemar për të refuzuar kalimin tek Barcelona.

Nuk bëhet akoma të ditura shifrat e këtij operacioni, ndërkohë që për të arritur tek Lemar, Atletico Madridi ka fituar konkurencën me Arsenalin.

Aktualisht Lemar është në Rusi me ekipin kombëtar të Francës që po përgatitet për Kupën e Botës.

/Ora News.tv/