Pavarësisht aktivizimit të Armando Sadikut nga minuta e parë, Levante ka pësuar humbje pas 5 takimesh pa shijuar shijen e disfatës.

Bomberi i kombëtares shqiptare luajti vetëm një pjesë loje, pasi në fillimin e pjesës së dytë, Ivi mori vendin e 26 vjeçarit, që nuk arriti të lë gjurmë në këtë takim.

Skuadra e drejtuar nga Paco Lopez  pësoi një disfatë 3-0 përballë Atletico Madrid-it. Golat për "Los Cholcheoneros" u shënuan nga Correa në minutën e 33-të, ndërsa dyfishimi i Griezmann në minutën e 48-të dhe Fernando Torres në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitore Atletico Madrid-i, vendos sërisht në -11 distancën me Barcelonën, gjashtë javë përpara fundit të LaLiga.

Ndërkohë, Levante hyn sërisht në vallen e zonës së ftohtë, pasi ndodhet vetëm +5 pikë nga Deportivo La Coruna që mban vendin e fundit që të dërgon një kategori më poshtë. 

/Ora News.tv/