Athinë, 4 shqiptarë pjesë e bandës që trafikonte sasi të mëdha droge

Policia greke ka asgjësuar një bandë kriminale që trafikonte sasi të mëdha droge. 

Mes 24 të arrestuarve ka edhe 4 shqiptarë. 6 prej të arrestuarve janë gra, dhe tre të tjerë të mitur.

Arrestimet u kryen në Selanik dhe në Seres, në pjesën veriore të vendit.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar 58 kilogramë kanabis, 27 fidanë kanabisi me lartësi deri 2,4 metra, si dhe më shumë se 12.000 euro para cash.

Sipas policisë, banda kriminale e strukturuar e kishte filluar aktivitetin të paktën që nga nëntori i vitit të kaluar.

Nga kontrollet në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar edhe dy pistoleta, 3 peshore precizioni, 25 celularë, 8 automjete.jithë të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Seresit.





EMISIONET