Mijëra grekë kundër emrit për Maqedoninë, kërkojnë referendum

Qindra-mijëra persona kanë protestuar sot në sheshin "Syntagma" para parlamentit në Greqi kundër pranimit të emrit të Maqedonisë. 

Kompozitori me fame botërore, Mikis Theodorakis dhe konstitucionalisti i njohur Jorgos Kasimatis kanë kundërshtuar negociatat, duke theksuar se shteti fqinj ka pretendime territoriale.

Teodorakis në fjalën e tij ka nënvizuar se shteti fqinj kërkon atë që e quan Maqedoni e Egjeut dhe se ky kompromis sipas tij është si te nxjerrësh sytë me duart e tua.

Ndaj ai theksoi se  çdo lloj propozimi për zgjidhje me Maqedoninë duhet të kalojë nga referendumi popullor.

Pjesëmarrësit në manifestim në kor kanë borohoritur se lënia për shtetin fqinj e emrit Maqedoni është krim.

Në afërsi të tyre, grupime të majta kanë tubuar duke kundërshtuar manifestimin.

Për të shmangur incidentet, policia kishte marrë masa të rrepta sigurie, duke mobilizuar më shumë se 5000 efektivë.

Zyrtarisht policia greke deklaron se numri i pjesmarrësve në manifestimin e protestës ishte 140.000 vetë dhe se në Athinë kanë mbërritur gjithsej 283 autobusa me manifestues.

Por nga ana tjetër, organizatorët u shprehen se në protestë morën pjesë 1 milion e pesëqind mijë vetë.


EMISIONET