Athina reagon për dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit: Ndjem neveri, hetoni sa më parë

Athina reagon për dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit: Ndjem

Dëmtimi me eksploziv i monumentit të Thimio Lolit në Kranë të Finiqit, ngjalli reagimin Athinës zyrtare që e vuri ngjarjen në shërbim të paralajmërime të vazhdueshme që ia ka bërë vendit tonë për çështjet e minoritetit.

Ministria e Jashtme Greke, kërkon nga Shqipëria që autorët të vendosen sa më parë para drejtësisë.

“Me qëndrimin konstant se sfidat ndaj minoritetit kombëtar grek si dhe ndaj vete marrëdhënieve greko-shqiptare, duhet të hetohen menjëherë dhe të sqarohen duke i sjellë autorët para drejtësisë. Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë tek pakicat kombëtare greke”.

Por ndërsa Athina zyrtare tregohet e matur për ngjarjen, Omonia, shoqata që përfaqëson minoritetin grek në vendin tonë e ka cilësuar goditje “terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek”, që sipas saj frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit duke dëmtuar pllakën e mermerit ashtu si edhe rreth 8 muaj më parë, kur memoriali u dëmtua.

Memorali u vendosur aty rreth 7 vjet më parë dhe ka shkaktuar reagime të forta kundër, pasi Thimio Loli, që për Athinën është Hero, ka marrë pjesë në masakra ndaj shqiptareve dhe kjo e dokumentuar


EMISIONET