Athina për emrin e Maqedonisë: “Emër i përbërë me referencë gjeografike”

Athina për emrin e Maqedonisë: “Emër i

Athina zyrtare ka konfirmuar qëndrimin e vet për mosmarrëveshjen me Maqedoninë, mbi çështjen e emrit të republikës fqinje.

Ky qëndrim është miratuar të hënën në një mbledhje të këshillit të ministrave.

Pas mbledhjes nuk ka patur ndonjë deklaratë zyrtare, por agjencia shtetërore e lajmeve, ANA-MPA, u është referuar burimeve qeveritare mbi informimin që ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias u ka bërë kolegëve të tij.

Sipas agjencisë, Kotzias ka thënë se “qëndrimi kombëtar është sanksionuar që në vitet 2007-2008 dhe ke të bëjë me një emër të përbërë, me referencë gjeografike, që do të përdoret kundrejt të gjithëve”.

Ky është qëndrimi me të cilin pala greke shkjon në negociatat me palën tjetër që fillojnë në dhjetëditëshin e fundit të janarit, ka shtuar Kotzias.

Gjithmonë sipas agjencisë, Kotzias ka kritkuar qëndrimin e qeverive të mëparshme që siç tha funksiononin me arsyetimin “nuk marr asnjë inciativë dhe pres një moment mos i fitoj të gjitha”. “Ka nuk është një qëndrim serioz”, ka theksuar ministri i jashtëm grek.

Mbledhja e qeverisë greke është zhvilluar vetëm pak orë para mbërritjes në Athinë të zëvendëkryeministrit të të Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili do të diskutojë ekskluzivisht për çështjen e emrit me ministrin e jashtëm grek.

Nisur nga deklarata e sotme e shefit të diplomacisë greke, për një emër me referencë gjeografike, analistët spekulojnë se emri që do t’i propozohet Shkupit do të jetë “Maqedonia Veriore”. Në fakt, edhe qeveri të tjera greke kanë treguar një preferencë ndaj këtij emri, duke arsyetuar se është një “bazë e mirë për t’u diskutuar”.

EMISIONET