Inez Hajrulla, objektivi i dyshuar i atentatit me armë zjarri në 10 maj në Lungomare të Vlorës ka përfunduar në pranga.

I riu ishte shpallur në kërkim që ditën e ngjarjes, kur ai iu përgjigj me plumba sulmit që i bënë në një lokal në Lungomare.

Për pasojë të shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur aksidentalisht një 63 vjeçar.

Burimet zyrtare thonë se Inez Hajrullah, është një person i njohur për policinë e Vlorës, pasi ai ka qenë i dyshuar për lidhje me grupet kriminale në qytetin bregdetar, ndërsa në vitin 2017 mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.


/Ora News.tv/