Katër persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit të dyshuar si autorë të shpërthimit me ekzploziv në 13 janar 2018 në Shkodër ku mbetën të plagosur 8 persona. 

Mes të plagosurve ishte dhe Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.Mësohet se policia ka zbuluar autorët e ngjarjes përmes filmimeve të kamerave të bizneseve. 

Po ashtu bëhet e ditur se motori me të cilin u krye shpërthimi u dërgua me makinë nga Elbasani drejt Shkodrës. Tashmë të shoqëruarit janë në komisariatin e policisë ku dhe po japin dëshminë e tyre. 


 Shpërthimi me tritol me 13 janar 2018

Ngjarja u regjistrua paraditen e 13 janarit, ku një shpërthim i fuqishëm tronditi Shkodrën në lagjen "Partizani" e njohur si lagjia "Rus", një nga më të populluarat në qytet. 

Një sasi tritoli e vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11:30 minuta duke lënë të plagosur 8 persona, mes tyre pronarin e objektit Lulzim Kulla, punonjes të dyqaneve, dhe kalimtarë të rastit.

Shpërthimi ndodhi kur 42 vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij.

Lulzim Kulla, një emer i njohur për policinë, dyshohet se ka qënë objektiv i atentatit. Motoçikleta ku ishte vendosur shpërthimi është ndarë në dysh dhe madje kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje vazhdonte të nxirrte flakë.

Lexo edhe: Atentati me tritol ndodhi me 13 janar 2018

Objektiv i atentatit ishte Lulzim Kulla

Tritoli shpërtheu kur Lulzim Kulla po hipte në makinë

 


/Ora News.tv/