Atentati ndaj Lulzim Kullës, edhe 7 të ndaluar në Shkodër

Atentati ndaj Lulzim Kullës, edhe 7 të ndaluar në Shkodër

Shtatë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës të ndodhur në janar të 2018.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit blic i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla. 

Emrat e disa prej të ndaluarve janë Endri Copja, Alfred Sula, Bruno H dhe A.L. Gazetaret e Ora News raportojne se te ndaluarit kanë lidhje me fisin Çela. 

Policia e Shkodër pritet të dalë në deklaratë për median.

Mbrëmë në Elbasan u ndaluan 4 persona si të dyshuar si autorë të shpërthimit me ekzploziv në 13 janar 2018 në Shkodër. 

Mes të plagosurve ishte dhe Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit. Mësohet se policia ka zbuluar autorët e ngjarjes përmes filmimeve të kamerave të bizneseve. 

Po ashtu bëhet e ditur se motori me të cilin u krye shpërthimi u dërgua me makinë nga Elbasani drejt Shkodrës. 

EMISIONET