Atentati ndaj Jurgen Kurtit, merret në pyetje gruaja e picierit të vrarë në 2017

Atentati ndaj Jurgen Kurtit, merret në pyetje gruaja e picierit të

Policia vijon hetimet lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.

Gazetari i RTV Ora, Besar Bajraktaraj informon se është marrë në pyetje gruaja e Agim Arapit, pronar i një picierie në Durrës i cili u vra më 11 prill 2017. Bashkëshortja e të ndjerit akuzonte dhe Jurgen Kurtin si një nga autorët e krimit por krimin e mori përsipër Kujtim Ekonomi i cili u dënua me 5 vite burg.

 "Mësohet se ajo kanë mohuar të kenë gisht në këtë vrasje dhe u kanë thënë që të mos i hapnin plagët e vjetra. Ia kisha lënë çështjen në dorë drejtësisëinformon gazetari.

Një nga pistat e hetimit është dhe hakmarrja.

Dy persona autoret - Dyshohet se dy persona i janë afruar pranë shtëpisë ku banon 26 vjeçari dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Viktima i njohur si menaxheri i VIP-ave, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Live: Kur bashkeshortja e Agim Arapit denoncte: Jurgen Kurti më tha: Ta vramë 

 Kush është viktima? 
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen  në dy vrasje. Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani  për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti. 

Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes  dhe Jurgeni u lirua.

Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.

Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.


EMISIONET