Gjykata e Apelit të Tiranës ka konfirmuar ditën e sotme (7 korrik) masën e arrestit me burg për Sebastian Malin dhe Viktor Markun.

Marku dyshohet se është ekzekutori i Hekuran Billës më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Ndërkohë 22 vjeçari Sebastian Mali dyshohet se është bashkëpunëtor në atentat.

Sebastian Mali u arrestua mbrëmjen e 18 qershorit ndërsa Viktor Marku u arrestua në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër nga policia malazeze.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Hekuran Billa.

Hetimet u fokusuan në pistën e hakmarrjes dhe policia kontrolloi banesën e tij menjehërë pas atentatit ndaj 40-vjeçarit Billa te Komuna e Parisit.

Por Viktor Marku nuk u gjet aty dhe menjëherë u lëshua urdhër kërkimi policor. Marku mohon se është ai autor i krimit madje ka deklaruar se nuk ka qenë fare në Shqipëri, referuar sistemit TIMS ku ai rezulton se eshte larguar që në janar".

Vrasja e Hekuran Billës - Hekuran Billa mbeti i vrarë gjatë atentatit në mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit.

Autorët kanë qëlluar në momentin kur 40 vjeçari po parkonte automjetin e tij BMV X6. Drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.        

40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e të enjtes (11 qershor) ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek "Komuna e Parisit".

Hekuran Billa ka qenë i dënuar në Britani për vrasjen e Prel Markut. Prel Marku, 22 vjeç, u qëllua për vdekje dhe dy persona të tjerë, Petrit Brahoj dhe Acron Gjoni, u plagosën rëndë në klubin privat në Park Royal.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për ekzekutimin, Viktor Marku është lënë nën masën arrest me burg.

viktor-marku

/Ora News.tv/