Një atentat ndaj dy shtetasve shqiptarëve është regjistruar mbrëmjen e së martës së 13 gushtit në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.

Sikurse raporton “Bild” si pasojë e atentatit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Shqiptarët ende të paidentifikuar ishin të moshave 30 dhe 31-vjeç dhe janë qëlluar pranë një banese. 

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për medien gjermane u shpreh: "Viktimat që u gjakosen shumë, të dy janë shqiptarë dhe nuk kishin leje qëdrimi në  Wolfsburg"

Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në klinikën Braunschweig,  ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve në spitalin e Wolfsburg

Një dëshmitarët që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një veturë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. E kam dëgjuar të godasë gjashtë herë!"

Grupet e hetimit që shkuan në vendngjarje janë duke vijuar edhe më tej hetimet për zbardhjen e plotë. 


(Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja)

 






(Ne foto: Gjaku i viktimave ne rrugen ku ndodhi vrasja)  


/Ora News.tv/