Atentat me armë zjarri në Vlorë, një i vdekur, një i plagosur

Atentat me armë zjarri në Vlorë, një i vdekur, një i

Një i ri mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në një atentat me armë zjarri në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të së hënës (27 maj) në fshatin Poro të Novoselës.

Viktima është shtetasi Sotiraq (Raqi)Mehilli 22 vjeç, ndërsa është plagosur shoku i tij Eno Mataj, 32 vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia thotë se dy të rinjve u kanë zënë pritë. Mëhilli e Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi , duke i lënë të dy të plagosur rëndë.

Ata janë dërguar drejt spitalit Rajonal të Vlorës, ku 22-vjeçari Mëhilli ka ndërruar jetë rrugës, si pasojë e plagëve në trup. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe i plagosuri sipas policisë.

Mataj qëndronte i fshehur në fshatin Poro.

Mjeti i autorëve gjendet i vdjegur në Bishan-Pak minuta pas ngjarjes, duke përsëritur skemën e ngjarjeve të mëparshme të këtij muaji, policia ka gjetur në afërsi të fshatit Bishan një automjet  tip "Benz" të djegur. 

Vetëm pak km larg vendit të ngjarjes, në automjet janë gjetur të shkrumbuar edhe 2 kallashnikovë,  armë qe dyshohet se janë perdorur në atentat, duke lënë pak hapësirë për ekspertizë daktiloskopike.

Policia lokale është angazhuar në një operacion të përbashkët me FNSH për kërkimin e autorëve, të cilët kanë përfituar nga erresira dhe terreni për tu larguar.

Disa të shoqëruar - Policia ka shoqëruar në komisariatin e Vlorës 10 banorë të zonës për tu marrë në pyetje.

Kush është viktima dhe i plagosuri- 22-vjeçari i mbetur i vdekur në këtë atentat rezulton i paskeduar nga policia dhe pa të kaluar kriminale. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë 32-vjeçari Mata, i  rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte përshirë dhe dënuar për një seri grabitjesh. 

Eno Mata i njohur edhe si Aleksandër Mata akuzohet edhe për vrasjen e avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Por gjatë grabitjes së një argjendarie më vonë, Mata kishte lënë një shënim për policinë greke, ku thoshte se ai është grabitës, por nuk është vrasës.

Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- thuhej në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.

32-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Vrasja e avokatit grek ndodhi mbrëmjen e 12 tetorit të vitit 2017 në Athinë. Shqiptari Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin dhe ka pranuar krimin, ndërsa Aleksandër Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes.


Në foto: Viktima (lart) dhe i plagosuri (poshtë)

EMISIONET