Para disa ditësh, këngëtarja Anxhela Peristeri publikoi këngën "Shpirt i bukur" ku u përfol gjatë për veshjen si nuse.

Megjithëse u paraqit si një nuse moderne, nuk munguan komentet për faktin se doli me të brendshme. Anxhelës duket se nuk i kanë bërë shumë përshtypje pasi e përdori këtë fakt për të treguar disa prapaskena nga klipi.

Ajo ka shpërndarë një video ku po xhiron skenat e fundit dhe del me veshje duke ecur në rrugë me makina.

“Për te gjithë ata qe janë çuditur kaaaqqq shumeee qe në video kam dale me mbathje ja dhe një (back stage) tjetër! Ju dua shume”, shkruajti Anxhela.

Nuk i ka munguar mbështetja nga kolegët në komente të cilët e vlerësojnë për artin që bën.

/Ora News.tv/