Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e "360Gradë" në Ora News tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar. Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka që sipas tij, ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe nuk kishte ngrohje.

Asqeriu: Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri.


/Ora News.tv/