Asgjë nuk ka përfunduar për Prishtinën, gara e hapur

Asgjë nuk ka përfunduar për Prishtinën, gara e hapur

Gara për kryetar të Prishtinës vazhdon të jetë e hapur mes kandidatit të LDK Arban Abrashi dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes. Ky i fundit kryeson me 237 vota, teksa do të pritet rezultati nga numërimi i 1700 fletëve.

Edhe pse u duk sikur Shpend Ahmeti hipotekoi një mandat të dytë në krye të Komunës së Prishtinës, një gabim në paraqitjen e saktë të rezultatit nga ana e KQZ-së, ka rihapur edhe njëherë garën për kryeqytetin e Kosovës.

Aktualisht përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ka një avantazh prej vetëm 237 votash në krahasim me rivalin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi, në kushtet kur pritet ende numërimi i afro 1600 votave me kusht. Këto vota vijnë nga disaspora, personat me aftësi të kufizuara dhe individëve të tjerë që kanë preferuar të votojnë me postë.

Duke parë diferencën e ngushtë mes palëve, rezultati nuk do të jetë i qartë deri në numërimin e votës së fundit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sqaroi se bëhej fjalë për një mungesë koordinimi të saktë në përcimin e të dhënave nga një qëndër zgjedhore drejt selisë së KQZ-së. Procesi do të mbikqyret me kujdes edhe në Prizren, atje ku Lëvizja Vetëvendosje siguroi një rezultat pozitiv paraprak, por që mund të ketë ndryshime me votat e panumëruara ende. 

Duke parë rezultatet e ngushta, nuk përjashtohet mundësia që subjektet politike të kërkojnë një proces rinumërimi, gjë që mund të shtyjë edhe më tej shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore

EMISIONET