Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, Nikolla pezullon mësimin deri në ritestimin e kaldajës së shkollës

Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, Nikolla pezullon

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pezulluar mësimin në shkollën  e mesme  në Shupenzë pas asfiksimit të 60 nxënësve. Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit sqaron se  “në shkollën "Rifat Manjani" bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajë”  

Gjithashtu në njoftimin e ministrisë së Arsimit thihet se “ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.”

Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit se sqaron se ngjarja ndodhi në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar).  Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qëndrës shëndetsore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë.

" Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar ne Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim."

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetsië Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale në lidhje me ngjarjen. 

EMISIONET