Ashtu si në zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 9-të anëtarët e Komitetit Ekzekutiv u zgjodhën pas një raundi të dytë.

Nga raundi i parë i zgjedhjeve, siguruan mandatin Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Fatbardh Jera, Lutfi Nuriu, dhe Vasil Bicaj.

Për 4 vendet e tjera u  zhvillua raundi i dytë sepse nuk plotësuan kuotën, 33 vota.

Zgjedhjet në FSHF, në raundin e dytë u zgjodhën Bardhyl Minxhozi, Enkelejd Alibeaj, Edvin Libohova dhe Edmond Spahiu. Këto katër emra plotësojnë dhe 9 anëtarët e Komitetit ekzekutiv.

/Ora News.tv/