Arvizu mbjell pemë në Pyllin Orbital

Arvizu mbjell pemë në Pyllin Orbital

Ish-Ambasadori i SHBA, Alexander A. Arvizu iu bashkua nismës së Tiranës për të mbjellë pemë në kryeqytet.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj Arvizu mbolli edhe një pemë në shenjë të miqësisë mes dy vendeve në lulishten pranë Bibliotekës Kombëtare.

Aleksandër Arvizu: “Është shumë e jashtëzakonshme. Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre dhe kjo mund të inspirojë për të tjera gjëra. Unë e njoh Kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që Kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve. Ndaj është e rëndësishme të bëhen të dyja, nuk mund të kesh njërën, pa pasur tjetrën”

 Veliaj e cilësoi ish-ambasadorin amerikan Arvizu një mik shumë të çmuar të vendit tonë.

 “Mikprita në Tiranë një mikun tonë shumë të çmuar, ambasadorin Arvizu, që ka kaluar një pjesë të jetës së tij në këtë qytet. Është lidhur me këtë qytet, me vendin tonë. Prova se një vend ka zënë vend në zemrën dhe në jetën e dikujt, është kur ai kthehet sërish aty.

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander A. Arvizu shërbeu në Shqipëri nga dhjetori i 2010-s deri në janar të 2015-s. 

EMISIONET