Artisti më i ri në treg, këngë për hashash dhe bakshish

Artisti më i ri në treg, këngë për hashash dhe bakshish

Një ndër artistët më të rinj në tregun muzikor, Fero ka publikuar projektin e ri muzikor të titullar ‘Bakshish’.

Këtë herë, reperi ka vendosur që ti këndojë hashashit, femrave dhe parave. Në një klip shumë provokues, ai shfaqet me shumë femra të zhveshura që kërcejnë pranë tij, ndërsa hedh para dhe konsumon lëndë narkotike.

Kjo është kënga e dytë që ka sjellë për këtë javë pasi para disa ditëve solli ‘A pe din qysh’ që rezultoi shumë i suksesshëm për të.

Fero është 20 vjec dhe është bërë pjesë e labelit të ‘ZappnChriss’ dhe ka sjellë disa bashkëpunime me anëtarët e grupit si Baby G dhe Kida.

EMISIONET