Artisti i rrugës 'godet' Facebook, postera që tallin Zuckenberg

Mark Zuckerberg është vënë në shënjestër të artistit të rrugës Sabo, me postera anti-Facebook që po shfaqen në të gjithë New York në mes të skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.

Postera në formë shenjash rrugore që lexojnë 'Kujdes, Facebook shet të dhënat tuaja' dhe postera që paralajmërojnë 'Ju nuk mund të shikoni fëmijët tuaj 24/7, por me mundemi'.

Disa postera përfshinin senatorin e New York Chuck Schumer, vajza e të cilit punon për gjigantin e medias sociale si menaxher i marketingut të produkteve.

"Vajza e Chuck-it po punon për Zuck", lexonin posterat, pasuar nga një hashtag #ZuckSchumer.

Postera të tjerë treguan ish-kongresmenin Anthony Weiner, i cili më parë ishte përfshirë në skandale të shumta seksuale dhe është dënuar me 21 muaj burg për komunikimet e tij në Facebook me një vajzë të mitur.

Nuk është hera e parë që Sabo ka shënjestruar Facebook.

Vitin e kaluar, artisti vendos postera në qytetet e Kalifornisë në përgjigje të thashethemeve se Zuckerberg ishte i interesuar të kandidonte për president.

Faqja e Facebook-ut të Sabo u pezullua përkohësisht për promovimin e "gjuhës së urrejtjes" pas kësaj fushate.


EMISIONET