Arta Marku pret në zyrë Zv/Presidentin e Eurojust, bashkëpunim i gjyqësorit me BE

Arta Marku pret në zyrë Zv/Presidentin e Eurojust, bashkëpunim i

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku takoi Zëvendës Presidentin e Eurojust  Filippo Spiezia

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE.

Marku e njohu Zëvendës Presidentin e Eurojust Z.Filippo Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Zëvendës Presidenti i Eurojust Filippo Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësine shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e cështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kerkoi Prokurores Marku të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust, për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësimini dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

EMISIONET