Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në grevë njëditore. Mësimi nuk po mbahet në shkollat fillore, të mesme dhe universitet.

Kjo është hera e tretë brenda pak javësh që me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë e Kulturë në institucionet arsimore mbahen greva.

Sindikata po kërkon miratimin e projektligjit për mësimdhënësit e viteve ‘90.

Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka sqaruar se mbështet kërkesat dhe projektligjin, por projektligjin për të proceduar tutje duhet të respektohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018.

“Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria që t’i respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siç kërkohet me legjislacionin përkatës në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend”, thuhet në njoftim ./REL

/Ora News.tv/