Arsenali i armëve në Elbasan, pezullohen nga detyra edhe dy zyrtarë të tjerë

Arsenali i armëve në Elbasan, pezullohen nga detyra edhe dy

Ka shkuar në 4 numri i zyrtarëve të pezulluar në detyra për nxjerrje të sekretit hetimor, lidhur me zbulimin e një arsenali armësh në Elbasan, pasditen e 1 korrikut.

Shefi i Krimeve në Cërrik, Albion Xhitozi dhe shefi i Komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj janë dy zyrtarët e tjerë, pezulluar nga detyra për nxjerrje të informacioneve dhe foto të arsenalit të armëve të sekuestruara në Elbasan.

Paraditen e sotme një specialist krimesh dhe një inspektor i krimeve të rënda janë pezulluar nga detyra për nxjerrje të sekretit hetimor. Njëri prej tyre mësohet se është Eduart Hasani.

Burime për RTV Ora bënë me dije se bëhet fjalë për sekuestrimin e 7 kallashnikovëve, 5 pistoleta dhe fishekë, të cilët janë zbuluar në disa shkurre, pranë rrugës nacionale në Papër.

Armët sipas burimeve janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor, pas një informacioni nga një banor.

Arsenali i armëve mësohet se është dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik për të zbuluar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit apo zona të tjera, pasi dyshohet se mund ti përkasin grupeve kriminale që veprojnë në zonë.

Policia ka shpallur në kërkim, shtetasin I.Beko, pronarin e karburantit ku u sekuestrua arsenali i armëve.

EMISIONET