Arsenal tenton sprintin final, 50.9 milionë funte për yllin e Dortmund

Arsenal tenton sprintin final, 50.9 milionë funte për yllin e Dortmund

Arsenal nuk heq dorë nga Piere-Emerick Aubameyang.

Sipas "Daily Mail" topçijtë i kanë ofruar një ofertë të re gjermanëve të Dortmund dhe sipas gazetës oferta kap shifrën e 50.9 milionë funtesh.

Pavarësisht kësaj, Arsenal është i gatshëm të përfshijë dhe kartonin e Olivier Giroud për të sjellë në "Emirates" gabonezin.

Duke parë dhe situatën që po kalon Auba tek Dortmundi nuk do të ishte çudi që transferimi të ndodhte përpara fundit të kësaj merkatoje.



Pas shitjes së Alexis Sanchez dhe Teo Walcott, Arsene Wenger kërkon një sulmues të klasit botëror dhe Aubameyang mendon se i plotëson kërkesat e tij.

EMISIONET