Pas gati tre javësh në det të hapur në kërkim të një porti të sigurt për t'u zbarkuar, ka gjetur sot zgjidhje çështja e 49 emigrantëve në bordin e anijes humanitare gjermane Sea Watch 3.

Në bashkëpunim me autoritetet europiane qeveria malteze ka pranuar zbarkimin e 49 emigrantëve të cilët më pas do të shpërndahen në 8 shtete europiane; Gjermani, Itali, Rumani, Francë, Portugali, Irlandë, Hollandë e Luksemburg.

Transportimi i emigrantëve në tokën malteze do të nis menjëherë e do të kryhet nga forcat e Ushtrisë së Maltës.

Menjëherë pas këtij operacioni qeveria malteze kërkon që anije humanitare Sea Watch 3 të largohet nga ujërat territoriale të Maltës.

49 emigrantët e anijes Sea Watch u shpëtuan në uëjrat e Mesdheut në natën e 22 dhejtorit. mes tyrer janë 4 gra e 3 fëmijë të mitur.

Në gjetjen e zgjidhjes së zbarkimit të tyre në tokë apeloj dhe Ati i Shenjtë Papa Francesku i cili u kërkoi liderëve europianë një solidaritet konkret e jo vetëm fjalë ndaj 49 emigrantëve që prej disa javësh ende në Mesdhe në kushte klimatike e higjenike ekstreme.

/Ora News.tv/