Arrihet akordi, zbulohet trajneri i ri i Arsenal

Pas largimit të Arsene Wenger duket se Arsenal ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për ish-lojtarin Mikel Arteta, i cili është shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i ri i topcinjve.

Sipas asaj që raporton “Goal.com”, Arteta ka arritur akordin me “topçinjtë” dhe shumë shpejt pritet të firmosë kontratën, për të marrë timonin e Arsenalit.

Në të kaluarën 36-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve, duke u shndërruar në një lojtar tepër të rëndësishëm, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Arsenali. Ndërkohë aktualisht Arteta është në rolin e ndihmës trajnerit tek Manchester City.

EMISIONET