Arrihet akordi, ylli i Skënderbeut transferohet në Bjellorusi

Arrihet akordi, ylli i Skënderbeut transferohet në Bjellorusi

Enis Gavazaj është futbollisti më i ri i Dinamos së Minskut.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme nga skuadra e cila militon në kampioatin bjellorus. Gavazaj qëndroi për më shumë se një javë në provë te skuadra bjelloruse, ku bindi me paraqitjet e tij në disa teste miqësore.

Klubi ka bërë të ditur se 23-vjeçari është huazuar tek ata nga skuadra e Skënderbeut deri në përfundim të gjysmës së parë të kampionatit. Te skuadra e kryeqytetit bjellorus, Gavazaj vjen pas eksperiencës te Yenisey, ekip ky që militon në Premier Ligën ruse.

Ndoshta kalimi në një kampionat të një niveli më të ulët si ai i Bjellorusisë do t’i përshtatet më shumë futbollistit shqiptar që në Rusi u aktivizua në vetëm 7 takime, duke mos arritur të lë gjurmë.

EMISIONET