Arrihet akordi, kombëtarja kosovare takim miqësor me skuadrën europiane

Arrihet akordi, kombëtarja kosovare takim miqësor me skuadrën

Federata Kosovare e Futbollit ka gjetur akordin me homologët e tyre azerbajxhanas për të zhvilluar një ndeshje miqësore në datat e caktuara nga FIFA.

Takimi mes dy kombëtareve pritet të zhvillohet më 2 shkurt në Antalia të Turqisë.

FFK ka njoftuar se përbërja e ekipit përfaqësues të Kosovës do të jetë nga futbollistët e Superligës kosovare.

"Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve. Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor”,- thuhet në njoftimin e FFK-së.

EMISIONET