Luka Jovic është futbollisti më i ri i Realit të Madridit. Të paktën këtë zbulon "Sky", që pohon se gjiganti spanjoll ka arritur akordin me yllin e Eintracht Frankfurt për shifrën e 52.4 milionë funteve.

21 vjeçari serb pritet të firmos një kontratë 5 vjeçare, por paga që do të marr në "Santiago Bernabeu" nuk është bërë ende e ditur. Jovic është padyshim zbulimi i këtij sezoni, ku me golat e tij ndihmoi Eintracht të shkonte deri në fazën gjysëmfinale të Europa League.

Teksa më 17 golat e tij në Bundesliga po ndihmon skuadrën që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Interes për Jovic kishte edhe nga disa skuadra angleze, por idea që do të luaj me Realin e Madridit e ka tunduar së tepërmi talentin serb, që shihet si sulmuesi më i fortë në qarkullim.

/Ora News.tv/