Arrestohet vlonjati që vrau gruan 9 vite më parë

Arrestohet vlonjati që vrau gruan 9 vite më parë

Policia e Vlorës vuri për herë të dytë në pranga shtetasin Maksim Hodaj, i cili 9 vjet më parë vrau bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur. Ai ishte arrestuar për herë të parë tre vjet pas ngjarjes, por u arratis. Ndërkohë dy persona të tjerë të akuzuar për vrasje ose vrasje të mbetur në tentativë u arrestuan në Shijak e Lushnje.

Një 46 vjeçar u vu në pranga nga Policia e Vlorës pasi rezultonte në kërkim edhe pse ishte i dënuar me 18 vjet burg për vrasje.

Maksim Hodaj, 9 vjet më parë vrau me bashkëshorten e tij në sy të tre fëmijëve të mitur, por edhe pse tre vjet pas ngjarjes u vu në pranga ai kishte arritur ti shpëtonte drejtësisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 qershor të 2009-tës në fshatin Armen të Vlorës, ku pas një debati në çift, Hodaj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, asokohe 36 vjeçe.

Hodaj u arrestua për herë të parë në vitin 2011, kur ishte kthyer të takonte fëmijët e mitur.

Por në atë kohë ai kërkoi rigjukim të cështjes dhe gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij në arrest shtëpie, të cilën ai e shfrytëzoi për tu arratisur.

Gjykata e kishte dënuar me 18 vjet burg, dënim nga i cili i ka mbetur për të vuajtur edhe 9 vite  2 muaj e 26 ditë burg.

Ndërkohë një 48 vjeçar nga Elbasani në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale është vënë në pranga nga Policia e Shijakut.

Arben Haxhihyseni, banues në Elbasan në vitin 2014 është shpallur në kërkim pasi është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 1 vit  10 muaj e 15 ditë burg. Ai akuzohej për vrasje.

Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg.

“A.Haxhihyesi është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës”,thuhet në njoftimin e e policisë.

Ndërsa efektivet e policisë së Lushnjes kanë vënë në pranga një 35 vjeçar i cili tentoi të vrasë tre të rinj me thikë.

Në pranga përfundoi, Elion Shehu, i cili sulmoi me thikë tre rinjtë pas një konflikti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 15 korrik në lagjen “Karbunarë e Madhe” dhe prej atij moment Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi gjykata kishte shpallur masën e sigurisë “arrest me burg”.



 

EMISIONET