Arrestohet themeluesja e faqes pornografike, shpërndante video pa lejen e grave

Arrestohet themeluesja e faqes pornografike, shpërndante video pa lejen e

Themeluesja e një prej faqeve më të mëdha pornografike në Korenë e Jugut është dënuar me katër vjet burg.

Gruaja, e identifikuar si Song, u shpall fajtore për ndihmën dhe nxitjen e shpërndarjes së materialeve të pahijshme në rrjet.

Faqja "Soranet" kishte më shumë se një milion përdorues dhe kishte mijëra video të paligjshme, shumë prej të cilave filmoheshin nga spiunë dhe shpërndaheshin pa lejen e grave.

Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë është e paligjshme në Korenë e Jugut.

Pas një protestë publike, faqja u mbyll.

Verën e kaluar, gratë organizuan protesta të mëdha në rrugë nëpër Korenë e Jugut, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime më serioze kundër pornografisë.

EMISIONET