Arrestohet shqiptari që mashtroi kroatët

Arrestohet shqiptari që mashtroi kroatët

Një 61 vjeçar nga Tetova e Maqedonisë është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 5 vite burg për "Mashtrim ekonomik".

Ndaj Ruzhdi Muharremit autoritetet gjyqësore në Varazdin-Kroaci, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar numër 30 K-289/12-29, datë 04.05.2016 për veprën penale : “Mashtrim ekonomik”, parashikuar nga neni 293/1 i Kodit Penal Kroat.

Ai është arrestuar më 3 dhjetor në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë. Arrestimi i tij provizor është bërë me qëllim ekstradimin në Kroaci


EMISIONET