Arrestohet shqiptari në Greqi, përdhunoi në hotel 14-vjeçaren britanike

Arrestohet shqiptari në Greqi, përdhunoi në hotel

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar të premten në Greqi, pasi ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare nga Britania e Madhe.

Mediat në shtetin fqinj thonë se ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 14 gusht, në qytetin Dassia në Greqi në ambientet e një hoteli.

Mediat greke thonë se 14-vjeçarja britanike ishte me pushime në ishull me familjen e saj, ndërsa shqiptari  ishte punonjës në hotelin ku ata po qëndronin.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në Prokurori ku ka pranuar përdhunimin.

Detajet e krimit të dyshuar nuk janë publikuar nga autoritetet në Greqi. Oficerët e policisë gjithashtu nuk kanë zbuluar në cilin hotel ishin duke qëndruar adoleshentja dhe familja e saj.

Dassia është një vendpushim popullor që ndodhet midis fshatrave Gouvia dhe Ipsos, 13 km nga qyteti i Korfuzit.

Korfuzi ndahet nga Shqipëria nga një ngushticë e vogël që lidh detet Adriatik dhe Jon.

EMISIONET