Një 44 vjeçar shqiptar i dënuar me 11 vite burg është arrestuar pasditen e shkuar nga policia në Terme Vigliatore të Italisë. 

Në pranga përfundoi Zamir Dajcaj, i cili deri më tani ishte nën arrest shtëpiak. 

Ndaj tij, prokuroria e përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit në Reggio Calabria lëshoi urdhrin e arrestimit me burg si pjesë e një klani mafioz.

Ndaj tij dhe personave të tjera janë organizuar dy operacione të koduara "Gotha" dhe "Pozzo2", ku është zbuluar afërsia e të arrestuarve me klanin mafioz të "Mazzarrotit" që vepron në Barcellona Pozzo di Gotto dhe në brendësi të saj.

/Ora News.tv/