Përplasi disa makina, arrestohet i dehur kryekomisari i Patosit

Përplasi disa makina, arrestohet i dehur kryekomisari i Patosit

Shefi i komisariatit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu ka përfunduar në pranga e policisë.

Arrestimi i tij erdhi pasi me mjetin që drejtonte ka përplasur disa automjete.

Pasi forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkuan në vendin e ngjarjes, u konstatua se kryekomisari ishte i dehur.

Njoftimi:

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flamur Veliu, 60 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier - Lushnje në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” Fier, është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale dhe pas verifikimit me aparat alkool-test ka rezultuar se drejtonte mjetin "Fiat Stilo” në gjendje te dehur.

Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje ndaj shtetasit Flamur Veliu, do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".


EMISIONET