Një prift katolik është arrestuar me akuzën për abuzim seksual të fëmijëve gjatë qëndrimit të tij të gjatë në Filipine ku jetoi me djem të mitur.

Kenneth Hendricks u arrestua për përfshirje në sjellje të paligjshme seksuale në vende të huaja, një krim federal që mund të rezultojë deri në 30 vjet burg.

77-vjeçari qëndroi në Filipine për 40 vite ku mori disa fonde për punën misionare nga Kryepeshkopata e Cincinnatit.

Për fat të keq ky nuk është një rast i izoluar në Filipine. Në vitin 2002 u vlerësua se gjatë 20 viteve të fundit rreth 200 prej 7.000 priftërinjve në vend mund të kenë qenë përfshirë në aktivitete të paligjshme seksuale.

Shumë detaje shqetësuese dolën në dritë gjatë hetimeve, siç është pretenduar nga prokurori, se në rezidencën e Hendricks jetonin shumë fëmijë.

"Pretendohet se prifti ka insistuar që djemtë të laheshin së bashku dhe i ngacmonte ata kur ishin vetëm ose bashkë. Prifti mendohet se u ka thënë djemve se të gjithë do shkonin në burg nëse flisnin me ndonjë njeri,"-tha prokuroria.

Avokati Benjamin Glassman i përshkroi veprimet e Hendrick si "sjellje të tmerrshme ... abuzive", duke shtuar se prifti fillimisht miqësohej me viktimat e tij dhe gjente justifikime për t'i marrë ata në rezidencën e tij private përpara se të angazhoheshin në kontakt të vazhdueshëm intim, seks oral dhe anal.

Mosha e djemve të abuzuar varion nga 7 deri në 12 vjeç.

Disa prej tyre u abuzuan shumë herë gjatë periudhave të zgjatura. Hetimi nisi pasi disa nga viktimat e abuzimit seksual e denoncuan në polici.

/Ora News.tv/