Arrestohet një tjetër "i fortë" në Fier, lëvizte me dy pistoleta

Një i ri në Fier ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".

I arrestuari është Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos. I riu mësohet se mban mbiemrin e gruas rumune.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.


EMISIONET