Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar që sipas policisë ka përdorur tre identitete është vënë në pranga në Elbasan për qëllim ekstradimi në Itali ku rezulton i dënuar për trafik droge, kryesisht kokainë.

40 vjeçari që aktualisht mban emrin Besnik ÇAPJA, është lindur si Besnik Bylyku, ndërsa sipas njoftimit të policisë së Elbasanit ka mbajtur edhe identetin Kliton PRIFTI

Ai u arrestua në një pikë bastesh sportive në rrugën "Rinia", në Elbasan

Policia thotë se e kishte vënë nën vëzhgim 40 vjeçarin Çapja prej kohësh, ndërsa operacioni u finalizua nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në

Besnik ÇAPJA ishte shpallur në kërkim më datë 28 nëntor 2017 nga Interpol Roma, pasi një gjykatë e Torino e ka dënuar me 6 vjet e 4 muaj burg

Ai u shpall fajtor si Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike"

Sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane Besnik Çapja ka qenë anëtar një organizate kriminale që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga qeshori në nëntor të vitit 2011 në Santena të Torinos

Ndërkohë Avokati i të arrestuarit sqaron klienti i tij Besnik ÇAPJA nuk ka asnjë lidhje fisnore me fisin Çapja në Elbasan.

/Ora News.tv/