Një 23 vjeçar i kërkuar nga Gjermania për vrasje ka rënë në prangat e policisë së Tiranës Në pranga ka rënë Shkelqim Kastrati, lindur në Gjermani dhe banues në kryeqytet.

Seksioni i Kërkimit në  Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,   në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana gjatë operacionit policor të koduar "Fitness"

Sipas policisë, "ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg".

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit  A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll, i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij,  23 vjeçarin Kastrati.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Kush është Shkëlqim Kastrati?

I riu nga Kosova i njohur edhe me pseudonimin Kimi, akuzohet se dy vite më parë në një diskotekë në Gjermani ka vrarë një person.


/Ora News.tv/