Arrestohet ish kryetari i komunës Shalë, u dha prona familjarëve

Arrestohet ish kryetari i komunës Shalë, u dha prona familjarëve

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ish-kryetarin e komunës Shalë Dedë Tonaj, të dënuar me 2 vjet e tetë muaj burg.

48 vjecari u dënua me 19 dhjetor të vitit 2017 nga gjykata e Shkodrës për shpërdorim detyre dhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Tonaj sipas vendimit në bashkëpunim me dy ish vartës pranë komunës Shalë Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi kanë shpërndarë në kundërshtim me ligjin rreth 41. 500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit.

"Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal,"-informoi policia e Shkodres.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës ata kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

 


EMISIONET