Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e plagosjes së një dite më parë në Vlorë, ku një 30 vjeçar u qëllua me armë zjarri. Policia e qytetit bregdetar thotë se po punon për kapjen e tre shtetasve, përkatësisht:

N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë,

G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë

M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe

Ngjarja u shënua në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D). Policia ka arrestuar edhe 30 vjeçarin nga Llakatundi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ''Porsche'' e ''Range Rover''.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L.(D).

/Ora News.tv/