Policia gjermane ka arrestuar të dyshuarin e dytë lidhur me vrasjen e gazetares investigative bullgare, Viktoria Marinova.

Ministri i Brendshëm tha se i dyshurari u arrestua sot (10 tetor 2018).

Marinova u përdhunua dhe u vra në qytetin verior të Bullgarisë, Ruse të shtunën.

Mostra e ADN-së së të ndaluarit thuhet se përputhet plotësisht me ADN-në e gjetur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari raportohet se ka arritur të arratistet nga Bullgaria në Gjermani përpara se të kapej atje, sipas mediave.

Ndërsa autoritetet bullgare nuk përjashtojnë asnjë version të mundshëm, agjencitë lokale të zbatimit të ligjit besojnë se vrasja e 30-vjeçares mund të lidhet me punën hetimore të Marinovës, mbi skandalin rreth vjedhjes së parave nga fondet e BE.

I dyshuari i parë, një shtetas rumun me pasaportë moldave, u arrestua të martën.

/Ora News.tv/