Arrestohet i dënuari me 9 vjet burg për drogë dhe armë

Arrestohet i dënuari me 9 vjet burg për drogë dhe armë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43 vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake".  

Gazmend Biraci u arrestua në fshatin Kllojkë, pas informacioneve që policia kishte siguruar mbi vendodhjen e tij.

"Më datë 23.01.2018, në fshatin “ Kllojkë”, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumë kërkuar Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë". 

Biraci ishte shpallur në kërkim që prej 12 tetorit të vitit 2016. Operacioni i policor i koduar "Kllojka" pati sekuestruar sasi te konsiderueshme kanabisi, arme dhe municione. Gjatë operacionit u arrestuan Xhelal Biraci, 78 vjeç dhe Shahe Biraci 41 vjeçe.

"Dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale “ Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake", ku gjate operacionit të bërë ne fshatin "Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri". 

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ‘’ Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake" parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

 

 

 < /p>

 

 

 

EMISIONET