Albert Veliu është arrestuar në Kosovë. 

I njohur ndryshe si Babalja, ai ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme. 

Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.

Babalja është arrestuar në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Albert Veliu i cili njihet dhe me pseudonimin "Babale" akuzohet për 'kallzim të rremë në bashkëpunim" dhe "kalim të paligjshëm të kufirit". Prokuroria i kërkoi sot gjykatës vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa mësohet se vendimet i janë dorëzuar policisë për tu ekzekutuar.

Gjithashtu është kërkuar "Detyrim me paraqitje" për gazetarin Jetmir Olldashi i cili dorëzoi videon PD. 

Arrest me burg u kërkua dhe për Fredi Alizotin mbi të cilin rëndon akuza e Kallzimit të rremë. Ai është kunati i Veliut dhe mësohet të jetë personi që në disa raste dublon në videopërgjim  Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep dëshmitarit X.

Lajme të tjera nga kategoria:

Audiopërgjimi: "Burg" për "Babalen" akuzohet për kallëzim të rremë, në hetim dhe gazetari Olldashi

Prokuroria përgjoi Fredi Alizotin, Italia nuk pranoi audiopërgjimin

Zbardhen përgjimet mes Albert Veliut dhe kunatit: 200 mijë euro për "Babalen"

"Babalja", Salianji nën hetim për kallëzim të rremë

Çudit Ngjela për audiopërgjimin " Babalja": Komplot i Basha-Rama për të rrëzuar Xhafaj


/Ora News.tv/