Tiranë, arrestohet babai, prej vitesh abuzonte seksualisht me të bijën

Tiranë, arrestohet babai, prej vitesh abuzonte seksualisht me të

Një 61 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pas denoncimit që i ka bërë e bija për abuzim seksual. Burimet kanë bërë të ditur se ndaj vajzës abuzimi ka vazhduar prej vitesh. 

Mësohet se kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë. Mësohet se 61 vjeçari me inicialet e emrin Q.N ishte divorcuar kur ishte 45 vjeçar. 

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin.

Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen. Ndaj tij tashmë do të rëndojnë 3 akuza.

EMISIONET