Arrestohet 46 vjeçari sarandiot, i vodhi portofolin turistit italian

Arrestohet 46 vjeçari sarandiot, i vodhi portofolin turistit italian

Policia e Sarandës ka arrestuar 2 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Në pranga ka rënë Spartak Satrafili, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi më datë 20.08.2018, në rrugën "Honezmi" Sarandë, ky shtetas i ka vjedhur portofolin një shtetasi italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtjeshme.

Policia arrestoi gjithashtu Ilir Rrahmanin, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në rrugën "Mitat Hoxha" Sarandë, pasi ky shtetas po drejtonte automjetin tip Audi me targë EM 268 JT, nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet iu referuan Prokurorisë.

EMISIONET