Arrestohet 27 vjeçari i dënuar me 11 vite burg për trafik droge

Arrestohet 27 vjeçari i dënuar me 11 vite burg për trafik droge

Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia pasi rezulton i dënuar me 11 vite burg është arrestuar.

I riu Ç.F, banues në fshatin Strum, Fier, u kap nga sektori kundër narkotike.

"Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 11 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, mbetur në tentativë”. Shtetasi i lartpërmendur u shoqërua në DVP Fier për veprime të mëtejshme", sqaron policia.

EMISIONET