Arrestohen dy shitëse të një hipermarketi në Lushnje, vidhnin para nga kasa

Arrestohen dy shitëse të një hipermarketi në Lushnje,

Dy shitëse të një hipermarketi në Lushnje kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vjedhje.

Të arrestuarat janë Sonila Gjoshi 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje.

Ndalimi i tyre u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë" parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal.



EMISIONET